Roma e dëshiron yllin e Realit, Endrickun - Gazeta Express
string(40) "roma-e-deshiron-yllin-e-realit-endrickun"

Futboll

Gazeta Express

02/08/2026 21:24

Roma e dëshiron yllin e Realit, Endrickun

Futboll

Gazeta Express

02/08/2026 21:24

Roma dëshiron ta transferojë këtë verë sulmuesin brazilian të Real Madridit, Endrickun, për të përforcuar repartin ofensiv.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, klubi italian po synon ta marrë lojtarin në formë huazimi me opsion blerjeje, ndërsa Endrick është objektivi kryesor i Romës.

Zyrtarët e Romës kanë udhëtuar tashmë drejt Madridit për të diskutuar mundësinë e këtij transferimi gjatë afatit kalimtar aktual.

Megjithatë, Real Madridi deri më tani nuk është i hapur për negociata, pavarësisht se Endrick nuk ka pasur shumë hapësira në planet e trajnerit të “Los Blancos”, Jose Mourinho.

Goli i tij në ndeshjen miqësore të së shtunës ndaj Fiorentinës nuk pritet të jetë i mjaftueshëm për të ndryshuar situatën. Mourinho do ta vlerësojë sulmuesin gjatë ditëve në vijim, ndërsa Roma mbetet në pritje për të vepruar nëse Real Madridi vendos ta lejojë largimin e tij./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement