Sipas të dhënave të fundit, në qytetet e Kosovës të banuara me shumicë serbe gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruan 86 raste të reja me koronavirus.
Shtabi i Krizave i Komunës Veriore të Mitrovicës, ka bërë të ditur se përveç 86 rasteve të reja, 39 persona janë shëruar.
Aktualisht ka 545 raste aktive në qytete e Kosovës të banuara me shumicë serbe.
Që nga fillimi i epidemisë, 15,057 serbë të Kosovës janë testuar, nga të cilët 4,377 janë konfirmuar me COVID-19.
Deri më tani, 107 persona kanë vdekur në komunitetet serbe në Kosovë nga COVID-19.