5 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, 3 të shëruar - Gazeta Express
string(50) "5-raste-te-reja-me-covid-19-ne-kosove-3-te-sheruar"

5 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, 3 të shëruar

Gazeta Express

04/06/2020 19:16

IKSHPK ka konfirmuar se sot në Kosovë janë konfirmuar edhe 5 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Po ashtu, 3 persona janë shëruar.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Fushë Kosovës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Fushë Kosovë), komuna e Vushtrrisë 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Oshlan), komuna e Prizrenit 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Tupec) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë.

Lexo Edhe:

Deri më tani janë 1147 raste të konfirmuara në total. Ndërkohë 874 persona janë shëruar.

‘’Nga data 08 shkurt deri më 04 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 15.880 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.147 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.’’, thuhet në njoftimin e IKSHPK. /Express/