Më 25 tetor 1881 lindi Pablo Pikaso, piktor dhe skulptor spanjoll (vdiq më 8 prill 1973). Bashkë me Georges Braque e themeloi Kubizmin. Veprat e tij më të shquara janë “Zonjushat e Avinjonit” dhe “Guernika”. Shpesh herë punët e Pikasos kategorizohen në periudha. Në vitet e parë të shekullit të 20-të e ndante jetën mes Parisit dhe Barcelonës, kur nisi edhe një marrëdhënie me Fernande Olivier, me të cilën u bë objekt i shumë faqeve rozë në gazetat e kohës
Disa nga thëniet e tij më të njohura:
“Gjithçka që mund ta imagjinoni është vërtetë”
“Çdo fëmijë është artist. Problemi është si të mbetet i tillë pasi të rritet”
“Arti është gënjeshtra që na mundëson të kuptojmë të vërtetën”
“Arti e pastron nga shpirti, pluhurin e jetës se përditshme”
“Mësoi rregullat si një profesionist, kështu që mund t’i thyesh si një artist”
“Merr shumë kohë të bëhesh i ri”
“Inspirimi ekziston por duhet të te gjej duke punuar”
“Artistet e keqi kopjojnë. Artistet e mirë vjedhin”
“Kuptimi i jetës është të gjesh dhuntinë tende. Qëllimi i saj është ta japësh”
“Preferoj të jetoj si një i varfër me shumë para”
“Unë nuk kërkoj. E gjej”
“Të vizatosh duhet t’i mbyllesh sytë dhe të këndosh”
“Bota nuk ka kuptim, pse duhet të bëj piktura që kanë kuptim?”
Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, hapi vendndodhjen e saj të sapo ndërtuar në...