40-vjeçari i plagosur nga shpërthimi në Gjilan vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, mjekët japin detaje - Gazeta Express
string(102) "40-vjecari-i-plagosur-nga-shperthimi-ne-gjilan-vazhdon-te-jete-ne-gjendje-te-rende-mjeket-japin-detaje"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 10:34

40-vjeçari i plagosur nga shpërthimi në Gjilan vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, mjekët japin detaje

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 10:34

Dy persona, njëri prej tyre rëndë u lënduan si pasojë e një shpërthimi brenda një veture në Gjilan.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të 40 vjeçari detaje për Klankosova ka dhënë shefi i Mjekimit Intensiv Qendror, Shaqir Uka.

Uka tha se gjendja e përgjithshme vazhdon të jetë e rëndë.

“Pacienti, të cilit i referoheni, është sjellë mbrëmë në Qendrën Emergjente nga Spitali Rajonal i Gjilanit, pas lëndimeve të marra nga një mjet eksploziv. Në Qendrën Emergjente janë kryer ekzaminimet radiologjike dhe laboratorike. Pacienti është pranuar në gjendje të rëndë, me shok hemorragjik, ndaj i është nënshtruar menjëherë një intervenimi urgjent kirurgjik”, tha Uka. “Pas përfundimit të ndërhyrjes kirurgjikale, pacienti është transferuar për trajtim të mëtejmë në Njësinë e Mjekimit Intensiv. Lëndimet kryesore janë të lokalizuara në ekstremitetet e poshtme. Aktualisht, pacienti mbahet i sedatuar dhe i lidhur me aparaturë mbështetëse mjekësore”, shtoi ai.

E për rastin në fjalë, ka folur edhe drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

“Një pacient i lënduar është sjellë nga Spitali Rajonal i Gjilanit në gjendje të rëndë. Pas ekzaminimeve të kryera në Qendrën Emergjente, pacienti është dërguar në sallën e operacionit për ndërhyrje urgjente kirurgjikale. Pas përfundimit të ndërhyrjes, ai është transferuar në Mjekimin Intensiv Qendror (MIQ) për trajtim të mëtejmë. Gjendja e pacientit vazhdon të jetë e rëndë”, ka deklaruar Syla.

Advertisement
Advertisement
Advertisement