26 qendra të votimit në Veri i plotësojnë kriteret ligjore për vendndodhjen e tyre - Gazeta Express
string(82) "26-qendra-te-votimit-ne-veri-i-plotesojne-kriteret-ligjore-per-vendndodhjen-e-tyre"

26 qendra të votimit në Veri i plotësojnë kriteret ligjore për vendndodhjen e tyre

Lajme

Gazeta Express

28/03/2024 13:57

Në mbledhjen e sotme të KQZ’së është prezantuar një raport i përgjithshëm lidhur me përgatitjet e deritashme për organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ndau detaje nga ky raport.

Lexo Edhe:

Ai tha se sipas raportit, Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna janë funksionale dhe aktualisht janë duke bërë vlerësimin e Qendrave të Votimit që do të përdoren për procesin e votimit më 21 prill.

“Sipas të dhënave nga ky proces i vlerësimit, është konstatuar se të gjitha Qendrat e Votimit, 26 sosh, në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok, i plotësojnë kriteret ligjore për vendndodhjen e tye, ndërsa një numër i vogël nuk kanë qasje të lehtë për personat me nevoja të veçanta. Procesi i vlerësimit të QV në komunën e Leposaviqit, ku numri i tyre është më i madh, 18 sosh, është duke vazhduar”, tha Valmir Elezi për Express.