16-vjeçari nga Gjilani e gjen pronarin e kuletës me mbi 1 mijë euro, ia kthen me të gjitha paratë - Gazeta Express
string(96) "16-vjecari-nga-gjilani-e-gjen-pronarin-e-kuletes-me-mbi-1-mije-euro-ia-kthen-me-te-gjitha-parate"

16-vjeçari nga Gjilani e gjen pronarin e kuletës me mbi 1 mijë euro, ia kthen me të gjitha paratë

Gazeta Express

13/12/2019 9:07

Një kuletë me mbi 1000 euro është gjetur në Gjilan dhe dje po kërkohej për pronarin e saj.

16-vjeçari, Shaban Shabani nga Gjilani, ka gjetur një kuletë me 1500 euro në të, ndërsa përmes rrjeteve sociale kërkoi ndihmë për pronarin e saj.

Lexo Edhe:

“Pershendetje sot ne mbremje kam gjetur nje kulet me nje shifer para edhe do kartela ne parkingun e etc gjilan avdil klaiqi shperndane sa ma shum edhe sa ma shpejt ti derzohet personit ne fjal per kontakt shenoni ne mesengjer flmë Mbrenda kanë qenë 1500€”, ka shkruar 16-vjeçari i cili ka publikuar edhe kartën e identitetit të pronarit.

E pasi lajmi doli në media Shabani ka arritur të kontaktojë me pronarin e kuletës, dhe në po të njëjtën natë të takohet për t’ia kthyer, shkruan Reporteri.net.

Avdil Klaiqi pronari i kuletës ka postuar një fotografi ku tregon respektin e pafund për 16-vjeçarin për gjestin human të tij.