Në listë është edhe Tirana, e renditur e 8-ta mes qyteteve më ekonomike europiane për turistët.
Për udhëtarët që kanë pak kohë ose buxhet të kufizuar, një udhëtim në Europë mund të duket i paarritshëm, por kjo nuk është më e vërtetë. Shumë qytete mund të eksplorohen lehtësisht gjatë një fundjave të zgjatur dhe kostot mund të jenë më të përballueshme nga sa mendohet, sidomos nëse dini ku të kërkoni.
Sipas Sarah Kennedy, eksperte e trendeve të udhëtimit në Kayak, vlera më e mirë gjendet kryesisht në Europën Lindore, e cila po shndërrohet në zgjedhjen më të zgjuar për një fundjavë europiane, pasi ofron kulturë, ushqim dhe stil pa kosto të larta.
Për të përzgjedhur 10 qytetet më ekonomike për një udhëtim të shkurtër, Kayak analizoi kërkimet e fundit për fluturime dhe hotele nga udhëtarët amerikanë që planifikojnë pushime në Europë mes janarit dhe qershorit 2026. Të dhënat përfshijnë çmimet mesatare të biletave vajtje-ardhje në klasë ekonomike dhe tarifat e hoteleve për tre netë qëndrimi.
Nga Lituania dhe Estonia deri në Shqipëri dhe Suedi, këto janë destinacionet që hynë në listë, të gjitha me kosto totale për fluturim dhe hotel nën 950 dollarë.

Kostoja mesatare e kombinuar fluturim + hotel për 3 net: 776 dollarë
Kryeqyteti i Lituanisë njihet për arkitekturën e veçantë dhe Qytetin e Vjetër mesjetar, pjesë e UNESCO-s, me rrugica me kalldrëm, kisha të vjetra dhe fasada baroke.
Ndër atraksionet kryesore janë Katedralja e Vilniusit, Kisha Gotike e Shën Anës dhe Porta e Agimit, një nga vendet më të rëndësishme fetare të qytetit.
Vilniusi eksplorohet më mirë në këmbë, ndërsa për pak qetësi mund të vizitohet Parku Vingis, i njohur për shëtitje, çiklizëm dhe aktivitete në natyrë.

Kostoja mesatare e kombinuar fluturim + hotel për 3 net: 776 dollarë
Kryeqyteti i Lituanisë njihet për arkitekturën e veçantë dhe Qytetin e Vjetër mesjetar, pjesë e UNESCO-s, me rrugica me kalldrëm, kisha të vjetra dhe fasada baroke.
Ndër atraksionet kryesore janë Katedralja e Vilniusit, Kisha Gotike e Shën Anës dhe Porta e Agimit, një nga vendet më të rëndësishme fetare të qytetit.
Vilniusi eksplorohet më mirë në këmbë, ndërsa për pak qetësi mund të vizitohet Parku Vingis, i njohur për shëtitje, çiklizëm dhe aktivitete në natyrë.

Kostoja mesatare e kombinuar fluturim + hotel për 3 net: 842 dollarë
Shpesh i lënë në hije nga qytete më të njohura polake si Krakova apo Varshava, Wrocław është një destinacion që ia vlen të vizitohet. I vendosur përgjatë lumit Oder, qyteti njihet për Sheshin e Tregut me ndërtesa shumëngjyrëshe, kafene dhe Bashkinë gotike të Wrocław-it.
Ndër atraksionet kryesore janë piktura monumentale “Panorama e Betejës së Racławice” dhe Salla Centennial, pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s.
Teksa eksploroni qytetin, mund të vini re edhe statujat e vogla prej bronzi të xhuxhëve, simbol karakteristik i Wrocław-it, të shpërndara nëpër rrugë dhe sheshe.

Kostoja mesatare e kombinuar fluturim + hotel për 3 net: 844 dollarë
Kryeqyteti i Letonisë njihet për arkitekturën Art Nouveau dhe Qytetin e Vjetër kompakt, ku dallohen lehtësisht Kisha e Shën Pjetrit dhe ndërtesa historike “House of the Blackheads”.
Përtej qendrës historike, Riga është edhe një qendër e rëndësishme kulturore, me institucione si Opera Kombëtare Letoneze dhe Muzeu Art Nouveau i Rigës.
Jeta kulturore e qytetit shtrihet edhe te tregu i njohur Kalnciema Quarter, ndërsa Riga Central Market, një nga tregjet më të mëdha në Europë, ofron specialitete tradicionale letoneze si buka e zezë e thekrës dhe bizelet gri me proshutë.

Kostoja mesatare e kombinuar fluturim + hotel për 3 net: 871 dollarë
Me Qytetin e Vjetër shumëngjyrësh, rrugicat me kalldrëm dhe pozicionin në brigjet e Baltikut, Gdańsk duket si një qytet i dalë nga përrallat.
I rindërtuar pas Luftës së Dytë Botërore, qendra historike e qytetit karakterizohet nga fasada pastel përgjatë Long Market, ku ndodhet edhe Shatërvani i Neptunit.
Përgjatë lumit Motława, magazinat dhe hambarët e dikurshëm janë kthyer në kafene dhe restorante, duke ruajtur historinë detare të qytetit.
Gdańsk njihet gjithashtu për rolin e tij në historinë moderne europiane dhe për tregtinë e qelibarit, i quajtur shpesh “ari i Baltikut”.

Kostoja mesatare e kombinuar fluturim + hotel për 3 net: 887 dollarë
E rrethuar nga Alpet Dinarike dhe e vendosur përgjatë lumit Miljacka, Sarajeva karakterizohet nga historia dhe peizazhi i saj unik.
Në lagjen e vjetër Baščaršija, ndërtesat e periudhës osmane, si Xhamia Gazi Husrev-beg, qëndrojnë pranë tregjeve dhe kafeneve plot gjallëri.
Vetëm pak hapa më tej ndodhet Ura Latine, vendi ku u vra Arkiduka Franz Ferdinand në vitin 1914, ngjarje që çoi në nisjen e Luftës së Parë Botërore.
Historia e Sarajevës ndihet në jetën e përditshme të qytetit, sidomos në rrugët ku ndërthuren xhamitë, muzetë dhe restorantet tradicionale që shërbejnë ćevapi, specialitetin më të njohur boshnjak.

Kostoja mesatare e kombinuar fluturim + hotel për 3 net: 900 dollarë
E vendosur në jug të Polonisë pranë kufirit me Çekinë, Krakova njihet për qendrën mesjetare të ruajtur mrekullisht dhe lagjen historike hebraike Kazimierz.
Qyteti i Vjetër, pjesë e UNESCO-s, rrethohet nga Parku Planty dhe të çon drejt Rynek Główny, një nga sheshet më të mëdha në Europë.
Si ish-kryeqytet mbretëror i Polonisë, Krakova ka rëndësi të madhe historike, me atraksione si Kalaja Wawel dhe Fabrika e Emalit e Oskar Schindler-it, e lidhur me periudhën e Luftës së Dytë Botërore.
Sot, qyteti është gjithashtu një qendër e gjallë me kafene, galeri arti dhe sinagoga historike.

Kostoja mesatare e kombinuar fluturim + hotel për 3 net: 904 dollarë
Kryeqyteti i Shqipërisë karakterizohet nga arkitektura moderne, fasadat shumëngjyrëshe, kultura e gjallë e kafeneve dhe monumente si Xhamia e Et’hem Beut dhe Sheshi Skënderbej.
Një nga atraksionet më të veçanta janë muzetë Bunk’Art, bunkerë të periudhës së Luftës së Ftohtë të kthyer në hapësira arti dhe historie, që tregojnë të kaluarën komuniste të vendit.
Klima mesdhetare dhe peizazhi malor e bëjnë Tiranën tërheqëse gjatë gjithë vitit, ndërsa aktivitetet në natyrë janë të shumta.
Vizitorët mund të ngjiten në Piramidën e Tiranës ose të largohen drejt Parkut Kombëtar të Malit të Dajtit për ecje dhe aventura në natyrë.

Kostoja mesatare e kombinuar fluturim + hotel për 3 net: 927 dollarë
E vendosur në rrëzë të malit Vitosha, Sofja ka mbi 2 mijë vite histori, gjurmët e së cilës duken ende sot në qytet.
Atraksionet kryesore përfshijnë rrënojat romake të Serdikës, Kishën e Shën Gjergjit dhe Kishën Boyana, pjesë e UNESCO-s, e njohur për afresket e saj.
Arkitektura monumentale e periudhës sovjetike i jep qytetit një pamje të veçantë, sidomos te Pallati Kombëtar i Kulturës dhe Sheshi i Pavarësisë.
Për adhuruesit e natyrës, Parku Natyror Vitosha ofron shtigje ecjeje dhe pamje panoramike vetëm pak minuta larg qendrës së qytetit.
Kostoja mesatare e kombinuar fluturim + hotel për 3 net: 945 dollarë
Gothenburg, qyteti i dytë më i madh në Suedi pas Stokholmit, dallohet për kanalet në stil holandez, bulevardet e gjelbëruara dhe kulturën e gjallë të kafeneve.
Familjet mund të vizitojnë parkun argëtues Liseberg, një nga më të vizituarit në Skandinavi, si dhe Universeum, qendra interaktive shkencore me pyll tropikal dhe akuarium.
Tragetet lidhin qytetin me arkipelagun e Gothenburgut, një grup ishujsh piktoreskë pranë brigjeve, ndërsa parqet Slottsskogen dhe Trädgårdsföreningen ofrojnë hapësira të qeta për relaks.
Për kulturë dhe gastronomi, vizitorët mund të eksplorojnë Muzeun e Artit të Gothenburgut, bunkerin ushtarak Aeroseum dhe tregjet tradicionale të ushqimit e produkteve të detit si Feskekôrka dhe Stora Saluhallen.