​Pekini ndërpret udhëtimet brenda dhe jashtë vendit si pasojë e koronavirusit - Gazeta Express
string(85) "%e2%80%8bpekini-nderpret-udhetimet-brenda-dhe-jashte-vendit-si-pasoje-e-koronavirusit"

Gazeta Express

25/01/2020 18:16

​Pekini ndërpret udhëtimet brenda dhe jashtë vendit si pasojë e koronavirusit

Gazeta Express

25/01/2020 18:16

Qeveria kineze do të ndërpresë udhëtimet e organizuara në Kinë dhe jashtë vendit, në përgjigje të epidemisë së pneumonisë virale që ka shkaktuar vdekjen e 41 personave në vend dhe është përhapur në disa kontinente, njoftoi sot televizioni publik kinez.

“Duke nisur nga dita e hënë, agjencitë kineze të udhëtimeve nuk mund të shesin më rezervime hotelesh, as udhëtime për grupe”, theksoi stacioni televiziv CCTV.

Lexo Edhe:

Disa raste të kontaminimit në Azinë Paqësore, në Evropë dhe në SHBA u janë atribuar këto ditët të fundit personave të ardhur nga Kina, ku epidemia u shpall në dhjetor.

“Epidemia e pneumonisë virale që ka shkaktuar të paktën 41 të vdekur, po përshpejtohet dhe e ka përballur Kinën me një situatë të rëndë”, pranoi sot presidenti Xi Jinping, duke bërë thirrje për të riforcuar autoritetin e regjimit komunist.

Koronavirusi i ri, i shfaqur në dhjetor në pjesën qendrore të vendit, ka prekur rreth 1300 persona në Kinë dhe është përhapur në disa vende, përfshirë Francën dhe SHBA-në./ATSH/