​Belgjikë: Vonesa në shpërndarjen e vaksinave, raportohet rritje e infektimeve - Gazeta Express
string(84) "%e2%80%8bbelgjike-vonesa-ne-shperndarjen-e-vaksinave-raportohet-rritje-e-infektimeve"

Lajme

Gazeta Express

01/03/2021 13:21

​Belgjikë: Vonesa në shpërndarjen e vaksinave, raportohet rritje e infektimeve

Lajme

Gazeta Express

01/03/2021 13:21

Dy të tretat e dozave të vaksinës “Oxford/AstraZeneca” të dorëzuara në Belgjikë ende nuk janë shpërndarë në qendrat e vaksinimit, pranuan zyrtarët belgë, ndërsa vendi po raporton një rritje të mprehtë të infektimeve me COVID-19, sipas gazetës britanike “The Guardian”.

Në të gjithë BE-në, vetëm rreth 8% e popullatës së rritur ka marrë një vaksinë.

Lexo Edhe:

Autoritetet belge po përballen me presionin në rritje për të shpjeguar progresin e ngadaltë të programeve të tyre të vaksinimit, me vetëm 4,5% të popullsisë së rritur të vaksinuar deri më tani.

Zyrtarët shëndetësore raportuan se infektimet janë rritur me 24% në krahasim me javën e kaluar, me një mesatare ditore prej 2 300.

Të gjitha grupmoshat janë prekur, përveç atyre mbi 80 vjeç, të cilëve u është dhënë përparësi për vaksinimet.

Ky zhvillim është pjesë e një trendi shqetësues për autoritetet shëndetësore në të gjithë BE-në, me Qendrën Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC), që raportoi se që nga e diela e kaluar 13 vende kanw vënë re një rritje javore të normave të infektimit.