Tre policët që u arrestuan nga Serbia dje në kufirin me Kroacinë e më pas u liruan - Gazeta Express
string(82) "tre-policet-qe-u-arrestuan-nga-serbia-dje-ne-kufirin-me-kroacine-e-me-pas-u-liruan"

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 12:56

Tre policët që u arrestuan nga Serbia dje në kufirin me Kroacinë e më pas u liruan

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 12:56

Dje autoritetet e Serbisë bllokuan qindra udhëtarë në kufirin me Hungarinë dhe Kroacinë. Po ashtu, policia serbe arrestoi edhe policë të Kosovës.

Siç njoftoi sot kryeministri Kurti në mbledhjen e qeverisë, 10 ishte numri i policëve të ndaluar, 9 prej të cilëve tashmë janë liruar. Akoma në mbajtje po mbahet Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që është nga komuniteti serb.

Lexo Edhe:

Ndërkaq, tre policë të Kosovës ishin ndaluar dje në kufirin me Kroacinë, mirëpo më pas janë liruar.

Gazeta Express , përmes burimeve të veta, ka mësuar emrin e policëve dhe ju sjellë inicialet: R.S., F.B. dhe R.P.

Sot Kurti ka thënë se veprimi i Serbisë është akt i ulët i hakmarrjes për suksesin e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE, ndërsa presidentja Osmani i ka bërë thirrje aleatëve që ta ngrisin zërin dhe t’i rrisin përpjekjet që “të ndalin mizoritë dhe veprimet e tilla shoviniste kundër qytetarëve tanë dhe kundër policisë sonë”.

Ndërkaq ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se ky është “akt i paprecedent i Serbisë mes shumë veprimesh e sulmesh ndaj policisë së Kosovës”.

Ndaj këtyre arrestimeve ka reaguar ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili ka thënë se veprimi i Serbisë është i papranueshëm dhe jo diçka që mund të pritet nga një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /GazetaExpress/