Tevez ndien dhimbje në gjoks dhe shtrohet në spital - Gazeta Express
string(51) "tevez-ndien-dhimbje-ne-gjoks-dhe-shtrohet-ne-spital"

Futboll

Gazeta Express

24/04/2024 9:51

Tevez ndien dhimbje në gjoks dhe shtrohet në spital

Futboll

Gazeta Express

24/04/2024 9:51

Ish-futbollisti argjentinas, Carlos Tevez ka përfunduar në spital pas dhimbjeve që i ndjeu në gjoks.

40 vjeçari, njëri prej 14 futbollistëve të vetëm që kanë luajtur për Manchester United dhe për Manchester City, e kaloi natën në klinikë tek komshinjtë e Buenos Aires, San Isidro pasi e mori ndihmën mjekësore.

Lexo Edhe:

Atij iu desh t’i kryente disa teste shtesë sot në një spital tjetër aty afër, shkruan mediumi britanik “Daily Mail”, përcjell “Gazeta Express”.

Klubi ku u pensionua sulmuesi nga futbollit, Independiente, konfirmoi se legjenda argjentinase kishte nevojë për trajtim në spital dhe shtoi se rezultatet fillestare kanë qenë “të kënaqshme”.

Mediat lokale e lidhën problemin e Tevezit me stresin.

Ish-futbollisti i Juventusit nuk e ka dhënë ende ndonjë koment zyrtar.

Aktualisht, Tevez është duke e menaxhuar pikërisht Independienten, ku e kishte kaluar një pjesë të karrierës edhe si lojtar.

Nuk është e qartë se kur do t’i kthehet ekipit për ta udhëhequr në stërvitje ish-përfaqësuesi argjentinas.

Gjithçka do të dihet pasi të dalin rezultatet e testeve shtesë që i bëri ai në spitalin Finochietto Hospital në Buenos Aires.

Mësohet se Tevez vuan nga presioni i lartë në gjak dhe rregullisht bën vizita mjekësore. /Gazeta Express/