Lojërat Olimpike të vitit 2024 do të mbahen në Paris të Francës, shkruan Gazeta Express.
Mirëpo, organizatorët e këtij evenimenti kanë thënë se garat e sërfit do të mbahen në Tahiti, 15,700 kilometra larg kryeqytetit francez.
Tash, për këtë lëvizje vendimin përfundimtar do ta japë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
Nëse kjo kërkesë e “Parisi 2024” aprovohet, sportistët do të garojnë në valët e kolonisë franceze të Teahupos në Pacifikun Jugor.
Tahiti është vendi ideal për sërfistët pasi atje shfaqen valët më të larta në botë.
Ky sport do të debutojë në Olimpiadën “Tokyo 2020”.
Ishulli polinezian francez është 22 orë larg me fluturim nga Parisi dhe fluturimi do të kushtojë 2,000 funte. /Gazeta Express/