Alsat M: Një veturë është përmbysur në Lepenc, dyshohet se ishte me tabela të Kosovës - Gazeta Express
string(83) "alsat-m-nje-veture-eshte-permbysur-ne-lepenc-dyshohet-se-ishte-me-tabela-te-kosoves"

Alsat M: Një veturë është përmbysur në Lepenc, dyshohet se ishte me tabela të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

17/06/2023 21:43

Një makinë që dyshohet se ishte me targa të Kosovës është përmbysur në lumin Lepenc

Një makinë është përmbysur pasditen e sotme në lumin Lepenc, në pjesë e Maqedonisë, përkatësisht afër tunelit në rrugën Shkup-Bllacë. Dyshimet e para janë që makina të ketë targa të Kosovës.

Lexo Edhe:

Ekipet e policisë dhe ato të kërkim shpëtimit janë prej orësh në terren duke kërkuar makinën por pa sukses deri tani. Në kërkim janë përfshirë edhe vullnetarë që kanë ofruar ndihmë fizike dhe monitorim me dronë.

Kërkimin e ka vështirësuar niveli i lartë i ujit si pasojë e reshjeve të fundit./AlsatM/