Stërvitjet e Serbisë 30 km larg kufirit, Kurti me deklaratë ambientaliste: Ndotje e madhe e ajrit dhe e tokës në Sanxhak - Gazeta Express
string(118) "stervitjet-e-serbise-30-km-larg-kufirit-kurti-me-deklarate-ambientaliste-ndotje-e-madhe-e-ajrit-dhe-e-tokes-ne-sanxhak"

Stërvitjet e Serbisë 30 km larg kufirit, Kurti me deklaratë ambientaliste: Ndotje e madhe e ajrit dhe e tokës në Sanxhak

Lajme

Gazeta Express

19/04/2024 16:00

Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot se Serbia është faktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se ajo paraqet kërcënim.

Ai tha se në 11 vjetorin e Marrëveshjes së 2013-ës mes Kosovës dhe Serbisë, ushtria e Serbisë në Peshter të Sanxhakut (30 kilometra larg kufirit të Kosovës e 3 kilometra larg atij të Malit të Zi) do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë.

Lexo Edhe:

Por, Kurti nuk foli vetëm për rrezikimin e paqes nga këto stërvitje të ushtrisë serbe. Ai tha se ato kanë bërë edhe ndotjen më të madhe të ajrit në Sanxhak.

“Meqenëse jemi këtu me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, mund të themi që paraqet edhe ndotjen më të madhe të ajrit e të tokës në Sanxhak”.

Ai këtë deklaratë e bëri derisa po merrte pjesë në fillimin e punimeve të projektit “ Zgjerimi i rrugës nacionale N9-Segmenti Kijevë-Dollc”./Express/