Sipas Hysenit, Kurti dëshiron kontroll në qeverinë maqedonase: Ky është synimi i tij - Gazeta Express
string(82) "sipas-hysenit-kurti-deshiron-kontroll-ne-qeverine-maqedonase-ky-eshte-synimi-i-tij"

Sipas Hysenit, Kurti dëshiron kontroll në qeverinë maqedonase: Ky është synimi i tij

Lajme

Gazeta Express

25/04/2024 21:18

Zgjim Hyseni nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka thënë të enjten në “Pressing” të T7, se është herët të dihet nëse “Kurti ka fituar ose humbur nga zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut”.

Sipas tij, Kurti nuk e ka pasur të domosdoshme që opozita shqiptare të dilte para Frontit Evropian, por sipas tij Kurti synon që të ketë kontroll në qeverinë e ardhshme të Maqedonisë së Veriut.

Lexo Edhe:

Kjo sipas Hysenit që në një moment Kurti të jetë faktor stabiliteti respektivisht destabiliteti para faktorit ndërkombëtar.

“Kurti nuk është duke e bërë garën e vet ku me çdo kusht duhesh me dalë i pari. Kurti e ka të rëndësishme që në qeverinë e ardhshme me qenë faktor stabilili respektivisht destabiliteti, që i bjen me pas mundësi që me hy koalicion me VRMO në mënyrë që në një moment para faktorit ndërkombëtar me qenë mundësi që me i displinu ata”, ka thënë Hyseni. /Gazeta Express