Shefi i stafit të Kurtit i reagon Borellit: Asnjë zyrtar i lartë i BE-së s’duhet ta bëjë aksionin e policisë problem etnik - Gazeta Express
string(120) "shefi-i-stafit-te-kurtit-i-reagon-borellit-asnje-zyrtar-i-larte-i-be-se-sduhet-ta-beje-aksionin-e-policise-problem-etnik"

Lajme

Gazeta Express

13/10/2021 15:45

Shefi i stafit të Kurtit i reagon Borellit: Asnjë zyrtar i lartë i BE-së s’duhet ta bëjë aksionin e policisë problem etnik

Lajme

Gazeta Express

13/10/2021 15:45

Shefi i Stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi i është përgjigjur kryediplomatit evropian, Josep Borell pasi ky i fundit kritikoi qeverinë e Kosovës për veprime të njëanshme dhe pakoordinuara të aksionit të sotëm të policisë kundër kontrabandës, raporton Gazeta Express.

Dalipi ka replikuar në ‘tweet-in’ e Borell duke shkruar se policia sot ka zhvilluar aksion kundër krimit dhe kontrabandës në katër komuna të Kosovës përfshirë edhe Mitrovicën e Veriut.

Lexo Edhe:

“Aksioni i sotëm i policisë së Kosovës ka qenë e drejtuar kundër krimit dhe kontrabandës në katër komuna të Kosovës, njëra nga të cilat ka ngjarë të jetë pjesa veriore e Kosovës(ku disa kriminelë kanë nxitur dhunën”, ka shkruar ai.

Tutje, Dalipi poashtu ka thënë se asnjë zyrtar i lartë i BE-së nuk duhet të provojë ta bëjë aksionin e policisë si problem etnik ose politik.

“Askush, dhe posaqërisht as një zyrtar i nivelit të lartë të BE-së, nuk duhet të provojë ta bëjë këtë si problem politik ose etnik, si dhe koordinimi i dyanshëm nuk është relevant në këtë rast, sepse për ta ndalur krimin dhe tregtinë e paligjshme është një kompetencë tipike për një shtet sovran”, ka shkruar ai.