Serbët e Kosovës votojnë në Serbi, hapen qendrat e votimit - Gazeta Express
string(57) "serbet-e-kosoves-votojne-ne-serbi-hapen-qendrat-e-votimit"

Lajme

Gazeta Express

16/01/2022 8:03

Serbët e Kosovës votojnë në Serbi, hapen qendrat e votimit

Lajme

Gazeta Express

16/01/2022 8:03

Mëngjesin e sotëm, në orën shtatë janë hapur vendvotimet për votim në referendumin për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë, në pjesën që ka të bëjë me gjyqësorin, raporton media serbe Tanjug.

Sipas mediave serbe, transmeton Express, qytetarët do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre në pak më shumë se 8000 qendra votimi, të cilat mbyllen në orën 20:00.

Lexo Edhe:

Mbrëmë vonë, Komisioni i Zgjedhjeve atje ka marrë vendim që serbët e Kosovës të votojnë në katër qytete të Serbisë si: Kurshumlia, Rashkë, Novi Pazar dhe Vranjë, kjo pasi Kosova nuk lejoi mbajtjen e referendimit serb në Republikën e Kosovës.

Për këtë çështje Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutë kundër mbajtjes së këtij referendumi. /Express/