Protesta para Bashkisë së Tiranës, procedohen Tedi Blushi dhe Klevis Balliu - Gazeta Express
string(74) "protesta-para-bashkise-se-tiranes-procedohen-tedi-blushi-dhe-klevis-balliu"

Shqiperi

Gazeta Express

20/04/2024 14:05

Protesta para Bashkisë së Tiranës, procedohen Tedi Blushi dhe Klevis Balliu

Shqiperi

Gazeta Express

20/04/2024 14:05

Policia e Tiranës ka arrestuar disa persona për dhunën gjatë protestës para bashkisë.

Ndërkohë, disa të tjerë janë proceduar, mes tyre edhe Tedi Blushi dhe Klevis Balliu. Të proceduar janë gjithashtu Enri Vrenozi dhe Dardan Bardhi.

Lexo Edhe:

Në kërkim janë shpallur Avni Tobli, Rubin Dashi, Artan Muçmata, Joni Hoxha, Besim Ziri, Besar Gjeçaj, Erjon Prenga, Alfred Pellumbi, teksa janë arrestuar Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj, Franci Kaloshi.

“Pas përfundimit të protestës janë kryer veprimet procedurale, është këqyrur vendi i ngjarjes, ku janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale objekte dhe sende të hedhura në drejtim të Bashkisë Tiranë, të cilat janë dërguar për ekspertime të mëtejshme kriminalistike.

Për përdorim të lëndëve piroteknike (molotov) janë arrestuar në flagracë shtetasit K. V., 18 vjeç, dhe B. M.,18 vjeç.

Gjithashtu po punohet për identifikimin dhe kapjen e dy shtetasve, të cilët kanë hedhur dhe kanë përdorur lëndë piroteknike (molotov).

Për ushtrim dhune ndaj punonjësve të Policisë është arrestuar shtetasi F. K., banues në Lushnjë.

Janë proceduar ne gjendje të lirë shtetasit K. B., T. B., E. V., D. B. Po punohet për kapjen e shtetasve A. T., R. D., A. M., J. H., B. Z., B. Gj., E. P., dhe A. P”, njofton policia.