Përleshja me "Plisat" në palestër, u lëndua një polic - Gazeta Express
string(50) "perleshja-me-plisat-ne-palester-u-lendua-nje-polic"

Përleshja me “Plisat” në palestër, u lëndua një polic

Basketboll

Gazeta Express

26/04/2024 10:09

Mbrëmë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve u zhvillua gjysmëfinalja e dytë në basketboll mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Mitrovicasit triumfuan në fund me rezultat të ngushtë 85:86 për të shkuar në dy fitore, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, pas ndeshjes pati një incident, teksa tifozeria “Plisat” u përleshën me policinë.

Në raportin 24 orësh thuhet se një polic ka pësuar lëndime trupore, ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Pas përfundimit të ndeshjes basketbollistike , disa nga tifozët kanë hedhur gjësende të forta, nder te tjera edhe ulëse të palestrës me ç’rast si pasojë lëndime trupore ka pësuar një zyrtar policor i cili ka pranuar tretman mjekësor. Rasti po hetohet nga njësitet përkatëse”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë.

Raste të eskalimit të situatës nga tifozët pati edhe në ndeshjen tjetër mes Yllit dhe Pejës në Suharekë.