Peci: Nëse draft-statuti s'dërgohet në Gjykatë para 16 majit do të ketë pasoja të shumta për Kosovën - Gazeta Express
string(98) "peci-nese-draft-statuti-sdergohet-ne-gjykate-para-16-majit-do-te-kete-pasoja-te-shumta-per-kosoven"

Peci: Nëse draft-statuti s’dërgohet në Gjykatë para 16 majit do të ketë pasoja të shumta për Kosovën

Lajme

Gazeta Express

30/04/2024 23:37

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se nëse draft statuti i Asociacionit nuk dërgohet në Gjykatën Kushtetuese para 16 majit, do të ketë pasoja për Kosovën.

Sipas tij, Serbia do të kalojë në avantazh.

Lexo Edhe:

”E humbim shansin që të hyjmë në Këshill të Evropës, do ketë pasoja të shumta për Kosovën. Serbia përsëri do kalojë në avantazh”, tha Peci në RTV21.

”Kushtëzim i qartë se Asociacioni do dërgohet në Kushtetuese para 16 majit”, tha Peci.

Ai tutje ka shtuar se nëse nuk dërgohet ”drafti i Asociacionit në Gjykatën Kushtetuse para 16 majit, jo që do votohet kundër anëtarësimit në KiE, por nuk do të hyjë anëtarësimi as në rend të ditës”.