Pas një përleshje me thika, vdes një 20-vjeçar kosovar në Zvicër - Gazeta Express
string(66) "pas-nje-perleshje-me-thika-vdes-nje-20-vjecar-nga-kosova-ne-zvicer"

Lajme

Gazeta Express

26/09/2021 15:17

Pas një përleshje me thika, vdes një 20-vjeçar kosovar në Zvicër

Lajme

Gazeta Express

26/09/2021 15:17

Një incident me fatalitet ndodhi të shtunën mbrëma në një pompë të benzinës në Lucern të Zvicërs.

Rreth orës 19:30 mbrëmë, policia morri informatë për një incident në një pompë të benzinës, ku pas një përleshje mes disa personave, një 20-vjeçar nga Kosova mbeti i vdekur, shkruan 20minuten, transmeton Express.

Lexo Edhe:

Policia e kantonit të Lucernit konfirmojë incidentin në të cilin ka vdekur një person. Sipas policisë, të dy grupet sulmuan njëri-tjetrin në parkun industrial Schäracher në Geuensee.

Sipas provave të para të policisë, në konflikt janë përdorur edhe gjësende të ndryshme, ku 20-vjeçari kosovar mbeti i vdekur në këtë përleshje ndërsa disa persona të tjerë u dërguan në spitale, disa me lëndime të rënda.

Në këtë përleshje ishin të përfshirë disa persona nga Siria, Iraku, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra. Ndërsa rasti është ende nën hetime.