Osmani në Dallas takohet me ambasadoren e SHBA-ve në OKB: E palëkundur për forcimin e partneritetit mes dy vendeve tona - Gazeta Express
string(108) "osmani-takohet-me-ambasadoren-e-shba-ve-ne-okb-e-palekundur-per-forcimin-e-partneritetit-mes-dy-vendeve-tona"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2024 18:43

Osmani në Dallas takohet me ambasadoren e SHBA-ve në OKB: E palëkundur për forcimin e partneritetit mes dy vendeve tona

Lajme

Gazeta Express

07/05/2024 18:43

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadoren e SHBA-ve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Linda Thomas-Greenfield. Takimi ka ndodhur në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë në Dallas

Osmani ka thënë për të se është një mbështetëse e vendosur e Kosovës, si dhe e përkushtuar për avancimin e raporteve Kosovës-SHBA.

Lexo Edhe:

“Sot, në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë në Dallas, diskutuam zhvillimet e sigurisë në rajonin tonë dhe mbështetjen e SHBA-së për Kosovën në skenën ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani në “X”, të martën. /Gazeta Express