Numërohen pothuajse të gjitha votat, Osmani afro 40 mijë vota më shumë se Taravari - komunat ku fituan - Gazeta Express
string(99) "numerohen-pothuajse-te-gjitha-votat-osmani-afro-40-mije-vota-me-shume-se-taravari-komunat-ku-fituan"

Numërohen pothuajse të gjitha votat, Osmani afro 40 mijë vota më shumë se Taravari – komunat ku fituan

Lajme

Gazeta Express

25/04/2024 9:43

Pothuajse 100% të votave janë numëruar dhe kandidatja e VMRO-DPMNE-së për presidente të Maedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova prin në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën të mërkurën. Ajo ka marrë 362.682 vota, apo 40,08%.

Stevo Pendarovski, presidenti aktual maeqdonas nga LSDM-ja është renditur i dyti me 180.306 vota (19,93%).

Lexo Edhe:

Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, kandidat për president nga koalicioni Fronti Europian i udhëhequr nga BDI-ja, partia më e madhe e shqiptarëve atje, ka marrë 120.903 vota (13.36%). Ndërsa kundërkandidati i tij, Arben Taravari nga koalicioni i partive opozitare shqiptare, i mbështetur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje që qeveris në Kosovë, ka marrë 83.356 vota (9.21%), raporton Gazeta Express.

Meqenëse askush nuk mori shumicën e votave, dy kandidatët maqedonas, Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski do të garojnë në një rund të dytë votimi më 8 maj.

Gordana Siljanovska Davkova fitoi në 60 komuna të vendit, Stevo Pendarovski fitoi më së shumti vota në tri komuna, Bujar Osmani në 15, dhe Arben Taravari në një komunë.

Komunat në të cilat dolën të parët Bujar Osmani e Arben Taravari

Bujar Osmani ka fituar në Haraçinë (53,51 %), Bogovinë (55,33 %), Vrapçisht (58,02 %), Dibër (49,88 %), Dollnen (32,95 %), Zhelinë (49,45 %), Likovë (56,813 %), Pllasnicë (6,813 %), %), Saraj (55,49 %), Strugë (39,38 %), Studeniçan (50,54 %), Tearcë (41,30 %), Tetovë (37,91 %), Çair (40,65 %) dhe në Shutkë (37,11 %).

Arben Taravari, ndërkaq, fitoi më së shumti vota vetëm në Gostivar (32,26%), komunën të cilën e udhëheq si kryetar.

Më 8 maj mbahen zgjedhjet parlamentare në RMV. Të njëjtën ditë mbahet edhe rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale ku për shef të shtetit do të garojnë kandidatja e VMRO DPMNE, Gordana Siljanovska- Davkova, e cila po prin bindshëm në garë, dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski, i renditur i dyti.