Nuk gabon Man City, fiton bindshëm ndaj Brightonit - Gazeta Express
string(49) "nuk-gabon-man-city-fiton-bindshem-ndaj-brightonit"

Futboll

Gazeta Express

25/04/2024 22:56

Nuk gabon Man City, fiton bindshëm ndaj Brightonit

Futboll

Gazeta Express

25/04/2024 22:56

Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë.

“Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të javës së 29-të në elitën e futbollit anglez.

Lexo Edhe:

Kevin De Bruyne hapi llogarinë e mysafirëve në minutën e 17-të për ta vazhduar më pas Foden.

Ylli anglez shënoi për 0:2 në minutën e 26-të, ndërsa tetë minuta më vonë realizoi prapë për 0:3.

E për epilogun e këtij takimi u përkujdes Julian Alvarez që realizoi në minutën e 62-të.

Me këtë fitore, tani ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola ka 76 pikë në vendin e dytë, një më pak se Arsenali që ka një ndeshje më shumë të luajtur.

Në anën tjetër, Brighton mbetet në pozitën e 11-të me 44 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/