Mustafa kritikon Qeverinë për vizitat në Shqipëri: Duan pushtet, nuk bëjnë punë - Gazeta Express
string(77) "mustafa-kritikon-qeverine-per-vizitat-ne-shqiperi-duan-pushtet-nuk-bejne-pune"

Mustafa kritikon Qeverinë për vizitat në Shqipëri: Duan pushtet, nuk bëjnë punë

Lajme

Gazeta Express

13/04/2021 10:03

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës se fakti që Lëvizja Vetëvendosja prej 1 muaji në krye të qeverisë së Kosovës dhe pasi mori më shumë se 50 për qind të votave në zgjedhjet e fundit nuk kujdeset për qytetarët e vet, por bën fushatë në Shqipëri, tregon se e vetmja që gjë i intereson Albin Kurtit është pushteti.

Sipas tij, fakti që funksionarët e VV janë zhvendosur në Shqipëri për t’i prirë fushatës, është sinjali i parë i asaj çfarë kërkon kjo parti.

Lexo Edhe:

“Sapo morën pushtetin në Kosovë, do të ikin të marrin pushtet në Shqipëri, pra duan pushtet, por nuk bëjnë punë”, u shpreh Mustafa.

Reagime ndaj Kurtit ka pasur dje edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

I njëjti ka kërkuar nga Kurti që të marrë përgjegjësi në situatën e rëndë me pandeminë dhe atë ekonomike në të cilën gjendet Kosova.