Munishi: Tifozët s’janë në teatër me ua ndalu tash edhe sharjet - Gazeta Express
string(61) "munishi-tifozet-sjane-ne-teater-me-ua-ndalu-tash-edhe-sharjet"

Munishi: Tifozët s’janë në teatër me ua ndalu tash edhe sharjet

Futboll

Gazeta Express

30/04/2024 9:11

Emisioni “Favorit” në T7 të dielën mbrëma ishte mjaft i pasur me tema.

Prej tyre, u diskutua edhe për basketboll, respektivisht për ndeshjen mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës, e vlefshme për “play-off” të Superligës.

Lexo Edhe:

Siç dihet, në ndeshjen e zhvilluar në kryeqytet ndodhi një incident, ku u përfshinë tifozët vendës dhe policia, shkruan “Gazeta Express”.

E kur jemi tek tifozët, Federata e Basketbollit ka vënë rregulla strikte dhe po tregohet mjaft rigoroze ndaj fyerjeve dhe incidenteve në palestrat sportive.

E analisti i “Favoritit”, Ismet Munishi, është kundër ndaljes së fyerjeve nëpër palestra, por shton se ato duhen të jenë të kufizuara, pa e kaluar limitin.

“Tifozët nuk janë në teatër me ua ndalu tash edhe sharjet, jom kundër ktyre të ronave, por sharjet e lehta lejohen”, deklaroi Munishi.

Për ta parë të plotë emisionin “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/