Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër - Gazeta Express
string(52) "mentor-latifi-emerohet-ambasador-i-kosoves-ne-zvicer"

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme

Gazeta Express

02/05/2024 9:49

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka emëruar Mentor Latifin ambasador të Kosovës në Zvicër.

Njoftimin e ka publikuar vet presidentja në platformën X.

Lexo Edhe:

“Ambasadorit të emëruar Mentor Latifi i urova suksese në detyrën e tij si ambasador i ri i Republikës së Kosovës në Konfederatën Zvicerane. Jam i bindur se ai do të vazhdojë të punojë drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, një aleat i vjetër dhe shtëpia e shumë anëtarëve të diasporës sonë të gjallë”, tha Osmani.