“Mendojnë se mund të bëjnë gallatë me popullin tonë”, Meta i përgjigjet Gonzatos: Të jesh ambasador në Shqipëri gjë e bukur… - Gazeta Express
string(119) "mendojne-se-mund-te-bejne-gallate-me-popullin-tone-meta-i-pergjigjet-gonzatos-te-jesh-ambasador-ne-shqiperi-gje-e-bukur"

Shqiperi

Gazeta Express

02/05/2024 15:52

“Mendojnë se mund të bëjnë gallatë me popullin tonë”, Meta i përgjigjet Gonzatos: Të jesh ambasador në Shqipëri gjë e bukur…

Shqiperi

Gazeta Express

02/05/2024 15:52

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ditën e sotme komentoi deklaratat e kreut të PL-së, Ilir Meta kundër SPAK. Ai bëri thirrje që SPAK të lihet të bëjë punën e tij dhe shprehu mbështetjen e plotë për Prokurorinë e Posaçme. Në një dalje për mediet Ilir Meta, i është përgjigjur Gonzatos.

Meta sulmoi sërish edhe kreun e SPAK, Altin Dumani. Sipas Metës, Dumani ka deklaruar para ndërkomëbtarëve se gjykatat vendosin çfarë kërkon SPAK.

Lexo Edhe:

Sipas Presidentit të PL-së, është gjë e bukur të jesh amabsador ose diplomat në Shqipëri, por janë shqiptarët ata që vlerësojnë sukseset e reformës në drejtësi, të cilën ai e quan “Ramaforma”.

Ilir Meta: Nuk e di a ka ndonjë qëndrim të tyre lidhur me deklaratën skandaloze të kreut të SPAK, i cili publikisht ka deklaruar para të gjithë ndërkombëtarëve që kanë sytë në ballë se në këtë vend gjykatat vendosin se çfarë kërkon SPAK. Ky është një vend që nuk ka nevojë për gjykata, sepse do të duhet të certifikojnë vendimet e SPAK apo prokurorisë si institucion. Madje as personat që ndiqen s’kanë nevojë për avokat, pse të shpenzojnë para. Me këtë deklaratë ka asgjësuar gjykatat, avokatët, ka treguar atë nivel që ka dhe buron se është atje jo për shkak të integritetit, por është aty për t’i shërbyer Ramaformës. S’ka deklaratë në botë dhe fuqi në botë që e shplan deklaratën skandaloze të Dumanit. As Mehmet Shehu s’do e bënte në kohën e Enver Hoxhës.

Janë qytetarët shqiptarë që vlerësojnë sukseset e “Ramaformës” dhe i vuajnë ato, sepse të jesh ambasador në Shqipëri apo diplomat në këtë vend është gjë e bukur sepse është vend shumë i bukur, ushqimin e kemi të jashtëzakonshëm, klima, i respektojmë miqtë. Ngaqë i respektojmë, ndonjëherë kujtojnë se nuk kemi punë tjetër edhe mendojnë se mund të bëjnë gallatë me popullin tonë. Mirë aq e lehtë edhe kënaqësi të jesh ambasador në Shqipëri, aq tmerr është sot të jesh qytetar i këtij vendi, të mos kesh lidhje me Rilindjen dhe të kërkosh drejtësi në këtë vend pikërisht sa u bë 8 vite që kur u miratua Reforma në Kuvend.

Çfarë fituat ju qytetarë nga harta gjyqësore që i la qytetet tuaja pa gjykata dhe që ua ka bërë gati 0 aksesin për të kërkuar drejtësisë, që ju nxit për t’u larguar.

Se këta po lënë pa gjykata edhe Shkodrës, rrezik vetëm tek kullat e Tiranës do të lënë gjykata dhe do të vendosin edhe ndonjë taksë tjetër për të hyrë tek kullat e gjykatave të këtyre, por nuk do të ndodhë se shumë shpejt do ti përcjellim.