Kurti: Ulqini më shumë se qytet bregdetar, deri në moshën 30 vjeçare s'kam shkuar tjetërkund për pushime - Gazeta Express
string(101) "kurti-ulqini-me-shume-se-qytet-bregdetar-deri-ne-moshen-30-vjecare-skam-shkuar-tjeterkund-per-pushime"

Lajme

Gazeta Express

19/04/2024 11:42

Kurti: Ulqini më shumë se qytet bregdetar, deri në moshën 30 vjeçare s’kam shkuar tjetërkund për pushime

Lajme

Gazeta Express

19/04/2024 11:42

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë mbrëmë në programin solemn “Dita e Ulqinit – Folkori i Ulqinit”, i organizuar nga Ambasada e Malit të Zi në Kosovë.

Kurti kujtoi rolin e jashtëzakonshëm që Ulqini ka luajtur për qytetarët e Kosovës gjatë periudhës së luftës, derisa tha se është më shumë se një qytet bregdetar, është shembull i rezistencës dhe vullnetit për të ruajtur identitetin dhe kulturën për mijëra vjet, raporton Express.

Lexo Edhe:

“Mirënjohja ime shkon përtej fjalëve drejt Malit të Zi për mikpritjen dhe ndihmën e jashtëzakonshme që iu ofrua shqiptarëve të Kosovës në momente të vështira historike”, ka deklaruar Kurti.

Ai tha se me Ulqinin ka edhe një raport të ngushtë personal e familjar, ku tha se deri në moshën 30-vjeçare s’ka shkuar për pushime verore në ndonjë bregdet tjetër.

“Për mua Ulqini ishte deti i fëmijërisë dhe i rinisë, deri kur jam bërë gati 30 vjeç, unë s’kam shkuar për pushime verore në ndonjë bregdet tjetër. Nga Plazhi i Vogël te Plazhi i Madh, nga Galebi i Albatrosit te Otranti e Lidoja, nga Kalaja mahnitëse te Kriporja e deri te lumi Buna, e sidomos nga lagjja Gjerana kam kujtime aq të bukura për gjatë rritjes dhe formimit tim sa edhe të panumërta”, ka thënë Kurti.

Tutje, Kurti tha se riviera e Ulqinit është gjithmonë një destinacion i preferuar për qytetarët e Kosovës të cilët e vlerësojnë bukurinë natyrore dhe paqen që ofron deti, por edhe, dhe mbi të gjitha, mikpritjen e ngrohtë të banorëve të këtij qyteti dhe trashëgiminë e tij të aq të pasur historike dhe kulturore.