Kur Hysen Durmishi e quante flamurin e Kosovës, flamur i pompës së benzinës - Gazeta Express
string(74) "kur-hysen-durmishi-e-quante-flamurin-e-kosoves-flamur-i-pompes-se-benzines"

Lajme

Gazeta Express

28/07/2021 14:41

Kur Hysen Durmishi e quante flamurin e Kosovës, flamur i pompës së benzinës

Lajme

Gazeta Express

28/07/2021 14:41

Para gjashtë viteve, Hysen Durmishi nuk pranonte ta vendoste flamurin e Kosovës në zyrën e tij në Komunën e Prishtinës. Ai madje e krahasonte flamurin e Shtetit, me atë të një kompanie derivatesh 

Në institucionin ku punon e ka të pamundur t’i shmanget atij që dikur e quante “flamur i Kosova-Petrolit me ato dy ngjyrat e Serbisë në të”.

Lexo Edhe:

Në ambientet e ministrisë ku punon, e në të gjitha institucionet kosovare, është i pranishëm flamuri shtetëror.

Por, këtë flamur nuk e mbante në ambientet e punës dikur, zëvendësministri Hysen Durmishi.

Flamurin e Kosovës, Durmishi e kishte krahasuar me atë të një kompanie të derivateve.

“Ato simbole janë të papranueshme për mua, rrjedhimisht unë i përdori simbolet kombëtare. Nuk i njoh për simbole flamurin e Kosova Petrolit, me ato dy ngjyrat e Serbisë në to dhe asnjë ngjyrë të flamurit kombëtar në të”, kishte deklaruar Durmishi në kohën sa ishte drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës.

Ai madje kishte thënë se do të angazhohet që flamuri kombëtar të jetë simbol i të gjitha institucioneve në Kosovë.

“Do të angazhohem deri në frymën time të fundit që ky flamur të jetë simbol i të gjithë shqiptarëve në të gjitha institucionet e saj”, pati deklaruar Durmishi në KlanKosova.