Këtu mund të votoni për Zhegrovën për të fituar çmimin ‘Lojtari i Vitit’ në Francë - Gazeta Express
string(80) "ketu-mund-te-votoni-per-zhegroven-per-te-fituar-cmimin-lojtari-i-vitit-ne-france"

Futboll

Gazeta Express

02/05/2024 17:41

Këtu mund të votoni për Zhegrovën për të fituar çmimin ‘Lojtari i Vitit’ në Francë

Futboll

Gazeta Express

02/05/2024 17:41

Edon Zhegrova po kalon një sezon spektakolar në Ligue 1 të Francës.

Futbollisti nga Kosova është ylli i padiskutueshëm i Lille dhe ka marrë vëmendjen e të gjithëve në elitën e futbollit francez, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

E paraqitjet e tij kanë bërë që ai të nominohet për çmimin e futbollistit të vitit në Francë, krahas yjeve si Mbappe, Dembele e Aubameyang.

Për të votuar Zhegrovën klikoni në këtë LINK dhe pasi ta hapet e klikoni fotografinë ku shihet ylli kosovar.

Çmimi jepet nga Unioni Kombëtar i Profesionistëve të Futbollit, shoqatë kjo që ndan edhe çmimet për futbollistët e muajit në futbollin francez.

Platforma online e votimit të publikut, e menaxhuar nga UNFP, ësht një parashikim i fituesit, i cili përfundimisht shpallet përmes votave të lojtarëve, në një proces të organizuar  e menaxhuar nga UNFP, që njihet si Sindikatë apo Shoqatë e Futbollistëve.

Edon Zhegrova është bërë shumë i kërkuar nga top klube evropiane dhe pritet që të ndryshojë ambient në verë.