Kandidati i tyre me 40 mijë vota më pak, Kasami i VLEN në reagimin e parë akuzon BDI'në - Gazeta Express
string(85) "kandidati-i-tyre-me-40-mije-vota-me-pak-kasami-i-vlen-ne-reagimin-e-pare-akuzon-bdine"

Kandidati i tyre me 40 mijë vota më pak, Kasami i VLEN në reagimin e parë akuzon BDI’në

Lajme

Gazeta Express

24/04/2024 22:24

Bilall Kasami në pres konferencë për media akuzoi BDI për blerje të votave duke thënë se VLEN është fitues legjitim në këto zgjedhje. Ai shtoi se VLEN në zgjedhjet e 8 majit do të fitoj.

Ai shtoi se BDI është fajtore se shqiptarët nuk arritën të dërgojnë një kandidat shqitpar në raundin e dytë, ka raportuar Alsat.

Lexo Edhe:

“Fillimisht dua të falënderoj votuesit që votuan për kandidatin tonë. Fitues jemi ne nga koalicioni VLEN. VLEN fitoi votat e shqiptarëve. BDI-ja ka humbur legjitimin“, tha Kasami. Ai shtoi se “Edhe ky rezultat po të përkthehet në mandat deputetësh është një diferencë e vogël. BDI-ja shkatërroi mundësinë që presidenti shqiptar të zgjedhej në këto zgjedhje. Kjo garë vlejti sot dhe do të vlej edhe më shumë më 8 maj”, shtoi Kasami.