Hysamedin Feraj çudit me vlerën e pasurive, deklaron shtëpi 12 euro e 50 centë e banesa rreth 115 euro - Gazeta Express
string(101) "hysamedin-feraj-cudit-me-vleren-e-pasurive-deklaron-shtepi-12-euro-e-50-cente-e-banesa-rreth-115-euro"

Hysamedin Feraj çudit me vlerën e pasurive, deklaron shtëpi 12 euro e 50 centë e banesa rreth 115 euro

Lajme

Gazeta Express

20/04/2024 14:13

Këshilltari i Kryeministrit Albin Kurti, Hysamedin Feraj, në deklarimin vjetor të pasurisë, ka çuditur me vlerën e pronave të paluajtshme.

Feraj ka deklaruar një banesë në pronësi të përbashkët në vlerë 46 euro e 55 centë, një banesë tjetër poashtu në pronësi të përbashkët në vlerë 69 euro e 30 centë, si dhe një shtëpi që e ka deklaruar në vlerë 12 euro e 50 centë, raporton Express.

Lexo Edhe:

Tek pasuritë e paluajtshme, Feraj a deklaruar dy oborre në vlerë të përbashkët 8 mijë euro, si dhe një shtëpi tjetër në vlerë 5 mijë e 500 euro.

Si pasuri të luajtshme, Feraj ka deklaruar njjë veturë në pronësi të përbashkët në vlerë 9 mijë euro.

Para të kursyera i ka deklaruar 2 mijë e 600 euro dhe 10 mijë lekë.

Si pagë vjetore, e ka deklaruar pagat nga Zyra e Kryeministrit në vlerë 930 euro.