Incidenti në Kuvend, Kusari-Lila: Ferat Shala më tha s'të lë me folë, Zybës i thashë ulu - Gazeta Express
string(84) "incidenti-ne-kuvend-kusari-lila-ferat-shala-me-tha-ste-le-me-fole-zybes-i-thashe-ulu"

Incidenti në Kuvend, Kusari-Lila: Ferat Shala më tha s’të lë me folë, Zybës i thashë ulu

Lajme

Gazeta Express

02/05/2024 21:42

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje është e ftuar në “Pressing” të T7, të enjten.

Sot derisa Mimoza Kusari Lila iu dha fjala për të folur në Kuvend për raportine  DASh, deputeti i PDK-së Ferat Shala ia bllokoi foltoren. Aty pastaj shkoi edhe deputeti Salih Zyba.

Lexo Edhe:

Kjo ngjalli reagimin e kryesues së seancës Saranda Bogujevci, e cila në në moment kërkoi nga sigurimi që të largojë dy deputetët.

Për këtë, Kusari-Lila, the se Ferat Shala i kishte thënë se “askush nuk do të flet nëse nuk flet ai”.

“Unë i kam kërku Salihut me u ulë. Sjellja e deputetit Shala nuk është situatë që duhet me u përsërit në Kuvend. Tha nuk ka me fol kërkush nëse nuk foli unë”.

“Saranda ka pasur të drejtë për një arsyeje sepse sa herë e drejton seancën ka zëra nga disa burra që ia kontestojnë drejtimin e seancës”, ka thënë Kusari-Lila. /Gazeta Express