Haxhiu e Hajdari do të raportojnë në komisionet e Kuvendit - Gazeta Express
string(58) "haxhiu-e-hajdari-do-te-raportojne-ne-komisionet-e-kuvendit"

Haxhiu e Hajdari do të raportojnë në komisionet e Kuvendit

Lajme

Gazeta Express

30/04/2024 6:57

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të raportojnë në Komisionet përkatëse të Kuvendit të Kosovës.

Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, do të ketë diskutim në Komision lidhur me çështjen e rritjes së numrit të prokurorëve që do të merren me krime të luftës  dhe krime të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe për këtë të ftuar janë  Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë dhe Ardian Hajdaraj, kryesues i  Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Lexo Edhe:

Kurse Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të raportojë në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me realizimin e projekteve të ministrisë për vitin 2023 dhe planet e ministrisë për vitin 2024