Gruda i PDK-së: Kurti e bën Asociacionin, por po orvatet ta shtyjë deri në zgjedhjet e reja - Kushtetuesja s'mund ta shmangë autonominë - Gazeta Express
string(130) "gruda-i-pdk-se-kurti-e-ben-asociacionin-por-po-orvatet-ta-shtyje-deri-ne-zgjedhjet-e-reja-kushtetuesja-smund-ta-shmange-autonomine"

Lajme

Gazeta Express

29/04/2024 17:32

Gruda i PDK-së: Kurti e bën Asociacionin, por po orvatet ta shtyjë deri në zgjedhjet e reja – Kushtetuesja s’mund ta shmangë autonominë

Lajme

Gazeta Express

29/04/2024 17:32

Përparim Gruda, koordinator për Drejtësi në PDK tha se është fakt se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë “zotim ndërkombëtar” për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Gruda tha në Frontal në T7 se është i bindur se kjo do të ndodhë.

Lexo Edhe:

“Edhe këtë do ta bëjnë. Jam i sigurt”, tha ai.

Ajo çfarë po bën Kurti aktualisht, sipas Grudës, “është një orvatje për me e shty eventualisht deri në zgjedhjet e reja”.

Gruda tha se Gjykata Kushtetuese nuk mund ta shmangë autonominë për serbët, nëse për këtë zotohet Qeveria e vendit.

“Problem e ka Gjykata Kushtetuese me e shmangë autonominë, nëse ti zotohesh për të”, tha ai.

Ai përmendi edhe postimin e Kurtit në “X” për bisedën që ai tha se e zhvilloi me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

“Në Twitter, kancelarit gjerman i thotë do ta zbatojë. Në shqip në Facebook nuk e thotë”.