Grenell jep dorëheqje nga Departamenti i Shtetit amerikan, por mbetet i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi - Gazeta Express
string(113) "grenell-jep-doreheqje-nga-departamenti-i-shtetitt-amerikan-por-mbetet-i-derguar-special-per-dialogun-kosove-serbi"

Grenell jep dorëheqje nga Departamenti i Shtetit amerikan, por mbetet i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi

Gazeta Express

02/06/2020 7:41

Mbrëmë vonë, Richard Grenell dha dorëheqje prej pozitës që kishte në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Këtë e bëri të ditur ai vetë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Lexo Edhe:

“Sot unë zyrtarisht dhashë dorëheqje nga Departamenti i Shtetit. Presidenti Trump ma prezantoi një dhuratë lamtumire – ulësen time të kabinetit. Sekretarët në detyrë të Kabinetit nuk marrin karrige, por presidenti Trump dëshiroi që unë ta kisha timen sepse, siç tha ai, “ti je sekretari i parë në Kabinet që është i deklaruar haptazi homoseksual dhe kjo është një gjë e madhe”, ka shkruar Grenell, raporton Gazeta Express.

Por ai nuk dha dorëheqje edhe prej pozitës që tashmë i është dhënë për Kosovën.

Grenell vazhdon ta mbajë postin e të dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi.

Këtë e ka konfirmuar për Express Dick Custin, zëdhënësi i Grenellit.  

Në një përgjigje për Gazetën Express dhe T7 Custin ka thënë se shefi i tij do të vazhdojë të jetë i dërguar special për Kosovë-Serbi.