Gazetari i së përditshmes amerikane ‘Wall Street Jounal’, Laurence Norman, i ka replikuar ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, duke i thënë se shqetësimi i Richard Grenell është me të drejtë, lidhur me deklarimet e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për, siç e quan ai, “referendumin për bashkim me Shqipërinë”.
“Er, Grenell ka të drejtë. Kjo (bashkimi kombëtar) do të sjelltë një ton me probleme në regjion, gjë që e bën idenë e “shkëmbimit të territoreve” të duket si diçka e vogël, e cila është arsyeja pse nuk ka qenë asnjëherë politikë e BE’së as SHBA’së që ta mbështesë atë. Mua më duket si një shqetësim legjitim”, u kundërpërgjigj Norman i WSJ’së në Twitter ndaj Ischinger, i cili në një cicërimë tha se “mandati i Grenell ka skaduar”.
Er, he rather has a point. This would throw open a ton of problems in the region that makes the idea of minor land swaps look like small fry. Which is why it’s never been EU or US policy to support it. Seems like a legitimate concern to me whatever you think of his record there.
— laurence norman (@laurnorman) March 5, 2021
Richard Grenell, ditë më parë, me anë të një postimi në Twitter, deklaroi se “komuniteti ndërkombëtar nuk e ka bërë gjithë atë investim në Kosovë që të dalë dikush e ta shpërbëjë më pas atë”, duke e implikuar Kurtin.
Ndërkaq, si kundërshti ndaj kësaj, Ischinger, përmes një reagimi në Twitter ndaj Grenell’it, ka thënë se mandati i tij ka skaduar dhe e ka këshilluar që t’ia lë Kosovën njerëzve të saj.
Polemika filloi kur ish-emisari special i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi shpërndau një artikull të EuroNews ku kryetari i VV’së thotë se do të votonte pro bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.
“Kjo duhet të dënohet nga Joe Biden dhe administrata e tij. Pse Albin Kurti po diskuton për zhbërjen e shtetit të tij”, shkroi njëherësh edhe ish-ambasadori amerikan në Gjermani. /Gazeta Express/