Drejtori i Dritës, Valon Zymberi ndalet në polici për 48 orë - Gazeta Express
string(59) "drejtori-i-drites-valon-zymberi-ndalet-ne-polici-per-48-ore"

Futboll

Gazeta Express

25/04/2024 15:18

Drejtori i Dritës, Valon Zymberi ndalet në polici për 48 orë

Futboll

Gazeta Express

25/04/2024 15:18

Pasi e sulmuan krye-tifozin e Dritës në vendin e tij të punës, me urdhër të Prokurorit, Policia e Kosovës i ka ndalur në mbajtje për 48 orë drejtorin sportiv të Dritës, Valon Zymberin, bashkë me dy persona të tjerë, me inicialet F.R dhe I.Sh.

Zyrtarët e klubit e sulmuan njërin nga krerët e “Intelektualëve” dhe shokët e tij në një kafeteri në Gjilan pas ndeshjes që Drita e humbi nga Prishtina dhe u eliminua nga Kupa e Kosovës, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Pas kësaj tifozët ishin revoltuar në stadium ndaj kryesisë dhe lojtarëve, ndërsa tensionet u përshkallëzuan jashtë stadiumit duke u shkaktuar edhe incidenti i madh që përfundoi me arrestime.

Edhe më herët ka pasur pakënaqësi të tifozëve që e kërkonin largimin e Zymberit nga detyra, e madhe gjatë edhe i bojkotonin ndeshjet e Dritës që nuk ua plotësonte kërkesën për largimin e drejtorit sportiv. /Gazeta Express/