Çfarë pasurie deklaroi Glauk Konjufca? - Gazeta Express
string(37) "cfare-pasurie-deklaroi-glauk-konjufca"

Çfarë pasurie deklaroi Glauk Konjufca?

Lajme

Gazeta Express

20/04/2024 13:39

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar sot formularët e regjistrimit të pasurisë për zyrtarët e shtetit, në mesin e të cilëve është edhe ai i Kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Tek pasuritë e paluajtshme, Konjufca ka listuar banesën e tij në vlerë rreth 61 mijë euro, banesën e prindërvë në vlerë 44 mijë euro, banesën tjetër të prindërve në vlerë 92 mijë euro, shtëpunë e prindërvë në vlerë 45 mijë euro dhe tri toka në pronësi  të prindërve që bashkë kushtojnë mbi 60 mijë euro, një parking 6 mijë euro si dhe një depo në vlerë 500 euro, raporton Express.

Lexo Edhe:

Si pasuri të luajtshme ka përmendur veturën e bashkëshortes që e ka blerë vjet në shumë 3 mijë euro.

Tek paratë e gatshme, Konjufca ka deklaruar 3 mijë e 510 euro si kursime nga të ardhurat personle dhe 5 mijë e 594 euro, si shumë e akumuluar nga pagat e marra.

Ndërkohë, prindërit e tij kanë rreth 90 mijë euro të kursyera.

Konjufca ka deklaruar se ka një kredi që e kishte marrë për blerjen e banesës. Aty figuron se shuma totale e kredisë është 61 mijë e 424 euro, ku vlerë e mbetur janë 33 mijë e 607 euro.

Aty ka përmendur edhe një donacion që ka bërë për Lëvizjen Vetëvendosje në dhjetor të vitit të kaluar, në vlerë 2 mijë euro.

Konjufca merr pagë vjetore në vlerë 27 mijë e 555 euro si Kryetar i Kuvendit,  derisa 3 mijë e 589 euro ka deklaruar se i ka marrë si mëditje për udhëtimet zyrtare jashtë vendit.

Si të hyra vjetore të bashkëshortes i ka deklaruar 1 mijë e 504 euro nga pagat nga Universiteti i Prishtinës, dhe 340 euro nga masat e Ministrisë së Financave.

Ndërsa, të prindërve rreth 25 mijë euro.