Antidroga e Tiranës operacion për goditjen e grupit kriminal, ekzekutohen 20 masa arresti - Gazeta Express
string(88) "antidroga-e-tiranes-operacion-per-goditjen-e-grupit-kriminal-ekzekutohen-20-masa-arresti"

Antidroga e Tiranës operacion për goditjen e grupit kriminal, ekzekutohen 20 masa arresti

Shqiperi

Gazeta Express

02/05/2024 8:21

Antidroga e Tiranës ka zhvilluar një operacion gjatë të cilit janë lëshuar 30 masa arresti dhe janë ekzekutuar 20 prej tyre.

Ndërkohë 5 masa të tjera janë komunikuar në qeli, pasi ishin ndaluar më herët.

Lexo Edhe:

Bëhet fjalë për grup të organizuar që merrej me shitjen e lëndëve narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis. Hetimet kanë nisur që në muajin janar. I përfshirë në këtë grup është dhe Enea Sulejmani.

Sulejmani, i cili u kap gjatë muajit mars duke transportuar një kilogram lëndë narkotike të llojit kokainë, në Tiranë.

Mësohet se në momentin e ndalimit, Sulejmani nuk i është bindur thirrjes së policisë dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e efektivëve dhe duke i përplasur, me qëllim shmangien automjetin e shërbimit të policisë.

I gjendur përballë kësaj situate, një prej policëve ka qëlluar me armë dhe plumbi e ka kapur në pjesën e kofshës.