AMNISTIA/ Policia e arreston fill pas lirimit, nuk zgjat shumë gëzimi i “Buzëderrit” - Gazeta Express
string(80) "amnistia-policia-e-arreston-fill-pas-lirimit-nuk-zgjat-shume-gezimi-i-buzederrit"

AMNISTIA/ Policia e arreston fill pas lirimit, nuk zgjat shumë gëzimi i “Buzëderrit”

Shqiperi

Gazeta Express

25/04/2024 13:17

Sokol Sinomati, i njohur ndryshe si Buzëderri, babai i të riut Gëzim Sinomati, i cili u ekzekutua me snajper në janar të këtij viti në Vlorë, është një nga personat që përfitoi nga amnistia penale, duke u liruar nga burgu të mërkurën.

Pak orë pas lirimit, burime bëjnë me dije se blutë e Vlorës kanë shkuar sërish në banesë dhe e kanë arrestuar përsëri, raporton gazetari Esido Barkaj.

Lexo Edhe:

Arrestimi është bërë për shkak se ndaj tij ka një vendim të drejtësisë italiane, që e ka dënuar me 12 vjet burg për trafik droge.

Burimet shprehen se urdhëri i drejtësisë italiane kishte pak kohë që ishte në dorë të policisë shqiptare, por nuk dihet pse nuk është ekzekutuar më përpara, ndërkohë Policia e Vlorës ka ndërhyrë pasi Sinomati është liruar.