Amnistia penale, lirohen nga qelia 15 gra në Tiranë! Drejtoresha e Ali Demit, Laçi: Premtimi i dhënë u mbajt - Gazeta Express
string(104) "amnistia-penale-lirohen-nga-qelia-15-gra-ne-tirane-drejtoresha-e-ali-demit-laci-premtimi-i-dhene-u-mbajt"

Amnistia penale, lirohen nga qelia 15 gra në Tiranë! Drejtoresha e Ali Demit, Laçi: Premtimi i dhënë u mbajt

Shqiperi

Gazeta Express

24/04/2024 16:24

Burgu i grave në Tiranë, IEVP Ali Demi hapi derën për 15 vajza e gra që përfitojnë nga Ligji për Amnistinë Penale.

15 prej tyre dalin menjëherë kurse 9 të tjera përfitojnë 2 vjet ulje dënimi. Me lot në sy, janë hedhur në krahët e të afërmve që ia kanë pritur me padurim jashtë burgut.

Lexo Edhe:

Nga sot duhet të nisin një jetë të re ndërsa nuk harrojnë të falenderojnë të afërmit që I mbështetën në ditët e vështira pas burgut.

Shoqeve që lënë pas i çojnë mesazhin se “Gjithmonë ka mundësi të dytë” tha një e burgosur teksa doli nga burgu.

Drejtoriesh e IEVP Ali Demi Lindjana Laçi tha se qëllimi kryesor i institucionit që ajo drejton ka qenë që t’i suportojë drejt riintegrimit në shoqëri.

Rehabilitimi dhe riintegrimi i grave ka qenë fokusi kryesor i objektivave të trajtimit nga IEVP “Ali Demi”, tha mes të tjerash Laçi.

Ndërkohë në faqen zyrtare të IEVP Ali Demi teksa janë publikuar foto të grave dhe vajzave të liruara të emocionuara, shkruhet se premtimi i dhënë u mbajt.

“Sot premtimi i dhënë u mbajt 24 gra dhe vajza janë subjekt i përfitimit nga ligji Nr.33/2024 për dhënie Amnistie. Prej tyre 15 të liruara dhe 9 përfitojnë ulje nga dënimi i mbetur! Urime të përzemërta të liruarave dhe familjarëve të tyre, ku me lot gëzimi, pritjes për të qëndruar së bashku i erdhi fundi, duke uruar të mos e kthejnë më kokën pas”, thuhet më tej në reagim.

Ligji për Amnistinë Penale nga i cili lirohen 780 të dënuar, nisi zbatimin prej orës 13.00. Mes të liruarve është ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj, i cili uroi që asnjë të mos e provojë burgun. Mes lotësh e emocionesh, familjarët pritën të dënuarit jashtë hekurave, ndërsa pati edhe nga ata që nuk pati se kush t’i presë. Ministri i Drejtësisë thotë se me këtë ligj kursehen rreth 30 milionë euro.