Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit - Gazeta Express
string(112) "akuza-per-korrupsionin-ne-qeveri-reagon-keshilltari-i-kurtit-per-keqardhje-populli-i-largoi-per-kapje-te-shtetit"

Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit

Lajme

Gazeta Express

25/04/2024 22:21

“Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi.

Opozita ka reaguar menjëherë duke thënë se vetëm po vërtetohen pohimet e tyre se Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti është e korruptuar.

Lexo Edhe:

Për këto akuza ka reaguar Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Zulfaj postoi në Facebook një raport për progresin e demokracisë në Kosovë 2014-2023, duke e vënë në pah periudhën ku lëviz Lëvizja Vetëvendosje.

Ai vendosi një paragraf të raportit ku Kosovës i referohej si “shtet i kapur”, rrjedhimisht Zulfaj shkroi përsëriti akuzat tradicionale ndaj qeverive të kaluara si të korruptuara – duke shtuar se “populli i largoi nga pushteti për kapje të shtetit’.

Sipas, këshiltarit të Kurtit, opozita duke propaganduar po dëshiron të mbetet në garë elektorale.

“Pasi populli i largoi nga pushteti për kapje të shtetit dhe zhytje në korrupsion, ata duan që qeveria Kurti të jetë medoemos e korruptuar ashtu që ta shohin vetën sërish në garë. Kjo është për keqardhje pasi duhet të jesh vërtetë në gjendje të mjerueshme që të urosh që qeveria të jetë e korruptuar për t’ia sheshuar garën vetës”.

“Retorika e tyre alarmiste mbi korrupsionin në qeveri nxjerrë në pah një realitet edhe më të hidhur: ata e pranojnë se janë të korruptuar dhe shpresojnë se, nëse bëjnë shumë propagandë dhe gjuajnë baltë shumë, dikush do të mashtrohet e dikë do ta përlyejnë. Me pronto, me shpronësime, me blerje tokë 1 euro ari, me centimetrat e munguara të asfaltit, me gurthyes, me villa nëpër bjeshkët e Kosovës, me homologime, me punësime familjare, me kapje të drejtësisë, me licensa për miniera e deri te vjedhja në tenderët e përmendoreve, patën arritë që në vitin 2018 termin ‘kapje e shtetit’ ta fusnin edhe në raportin zyrtar të Parlamentit Evropian. Çirrmat vijnë nga humbja e kontrollit dhe e privilegjeve”, ka shkruar Zulfaj. /Gazeta Express