Ahmeti: Albin Kurtin e kam pritur me orë të tëra në zyret e BDI-së, s'e kam armik - Gazeta Express
string(9) "2409183-2"

Lajme

Gazeta Express

23/04/2024 12:18

Ahmeti: Albin Kurtin e kam pritur me orë të tëra në zyret e BDI-së, s’e kam armik

Lajme

Gazeta Express

23/04/2024 12:18

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka thënë se nuk ka e ka armik kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. E për qëndrimin e Kurtit ndaj Ahmetit, ky i fundit tha se duhet të përgjigjet vet Albini.

Madje Ahmeti tregoi se si disa herë e ka pritur në zyret e BDI-së, Kurtin.

Lexo Edhe:

“Unë nuk e kam armik. Kam deklaruar jo njëherë, unë e kam vëlla, por atë duhet ta pyesni. Unë e kam pritur, jo njëherë por disa herë në zyrat e Bashkimit Demokratik për Integrim , ka ardhur me orë të tëra”, tha ai, në RTV21.

Politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut deklaroi se ka miq të politikës në Kosovës nga thuajse të gjitha partitë.

“Unë kam shumë shok në Vetëvendosje, kam shok në të gjitha partitë politike në Kosovë si dhe asnjëherë nuk jam, angazhuar për njërin ose për tjetrin sepse mua dhe neve në Maqedoni na duhen raporte të mira me shtetin e Kosovës me shtetin e  Shqipërisë, pavarësisht që thonë se jo ka ardhur PDK-ja ka ndihmuar. Jo ka ardhur Aleanca ka ndihmuar. Me ardhë e me u angazghu drejtpërdrejtë në BDI nuk kanë qenë fare”, tha ai. /Express/