19-vjeçarja nga Kosova arrestohet në Itali për terrorizëm, ishte gruaja e Kujtim Fejzullahit - Gazeta Express
string(91) "19-vjecarja-nga-kosova-arrestohet-ne-itali-per-terrorizem-ishte-gruaja-e-kujtim-fejzullahit"

Lajme

Gazeta Express

17/11/2021 10:16

19-vjeçarja nga Kosova arrestohet në Itali për terrorizëm, ishte gruaja e Kujtim Fejzullahit

Lajme

Gazeta Express

17/11/2021 10:16

Një 19-vjeçare me origjinë nga Kosova është arrestuar mëngjesin e sotëm në Milano të Italisë, nën dyshimet për terrorizëm, raporton Express

Sipas mediave italiane, 19-vjeçarja me origjinë kosovare është arrestuar pas hetimeve nga Prokuroria e Milanos, me urdhër të lëshuar nga Gjykata atje.

Sipas raportimeve, 19-vjeçarja ka qenë e martuar me Kujtim Fejzullahin, i cili në janarin e vitit të kaluar gjatë një sulmi terrorist në Vjenë, kishte vrarë katër persona dhe plagosi 23 të tjerë, deri në momentin kur policia austriake shtiu drejt tij, duke e lënë të vdekur.

Po ashtu, raportohet se e arrestuara ishte e radikalizuar qysh në moshën 16-vjeçare, dhe njihej si përkrahëse e zjarrtë e Shtetit Islamik, derisa kohëve të fundit ishte shpërngulur nga Kosova në Milan, bashkë me vëllain e saj, ndërkohë që kishte kontakt të vazhdueshëm me burrin e saj.

“Nuk dihet ende roli që ka pasur 19-vjeçarja në organizatën terroriste dhe cilët janë bashkëpunëtorët e saj të mundshëm”, shkruajnë mediat italiane, transmeton Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement