Shkëlzen Gashi tregon historinë e vjetër me Kurtin: I thosha hyn në zgjedhje, i dukej ofenduese me u marrë me kanalizime - Gazeta Express
string(118) "shkelzen-gashi-tregon-historine-e-vjeter-me-kurtin-i-thosha-hyn-ne-zgjedhje-i-dukej-ofenduese-me-u-marre-me-kanalizime"

Shkëlzen Gashi tregon historinë e vjetër me Kurtin: I thosha hyn në zgjedhje, i dukej ofenduese me u marrë me kanalizime

Lajme

Gazeta Express

25/04/2024 22:03

Shkëlzen Gashi, aktivist, ka treguar një histori të vjetër me Albin Kurtin, tash kryeministër i Kosovës.

Gashi tha në “Pressing” të T7 se i kishte propozuar Kurtit në vitin 2010 që të hynte në zgjedhje. Por kjo ide e kishte gjetur kundërshtimin e Kurtit.

Lexo Edhe:

Më pas, Gashi si ish-pjesëtar i Lëvizjes Vetëvendosje kishte edhe një tjetër ide, që Kurti të garonte për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale.

Nga këndvështrimi i Gashit nëse Kurti do ta transformonte Prishtinën do të kishte mundësi që të bëhej kryeministër më pas.

Por, siç thotë Gashi, Kurti e kisha marrë ofendime të merrej me çështje lokale si kanalizimet, trotuaret, etj.

“Vitin 2010 unë e kisha kështu idenë, ata me hy zgjedhje, por ai  kundërshtojke me hyjë në zgjedhje. Unë madje e kisha një ide, që nëse ti po dëshiron të jesh lider politik garo në zgjedhje komunale për kryetar të Prishtinës, të shohim si qytetar sesi për 4 përkatësisht 8 vjet se ti e zhvillon, e transformon Prishtinën dhe e pengon shkatërrimin e saj dhe pastaj bëhesh kryeministër nëse je i suksesshëm Por këtij iu duke shumë ofenduese me u marrë me kanalizime, me ujësjellës, me trotuar, ndriçime publike, ambulanta, shkolla. Tha unë jam për çështje të mëdha”, ka thënë Gashi. /Gazeta Express