Zyra e prokurorit publik të Basel-Landschaft kërkoi një gjobë me kusht prej 3,200 frangash zvicerane për një ish-drejtuese të departamentit të migracionit para gjykatës penale në Muttenz të hënën. Zyra në fjlë mbjti vetëm pjesërisht akuzat e tyre fillestare, transmeton albinfo.ch
Prokurorja argumentoi për lirim nga akuzat për dy pika të aktakuzës – akuzën e diskriminimit racor dhe akuzën e nxitjes së njerëzve për të hequr dorë nga uljet e primeve, shkruan Keystone-SDA.
Në fjalën e saj përfundimtare, prokurorja mbajti qëndrimin e saj për tre akuza: dy akuza për shpërdorim detyre dhe një akuzë për shkelje të sekretit zyrtar.
Ish-drejtuesja e departamentit, e akuzuar, nuk komentoi akuzat në gjykatë.
Ish-zyrtarja 49 vjeçare e migracionit dyshohet se ka abuzuar vazhdimisht me autoritetin e saj zyrtar midis viteve 2020 dhe 2024. Ajo akuzohet për ngacmim të të huajve me sanksione të sajuara dhe të paligjshme.
Ajo pretendonte, për shembull, se marrja e uljeve të primeve mund të çonte në masa të lidhura me imigracionin, duke përfshirë revokimin e lejeve të qëndrimit, siç thuhet në aktakuzën e prokurorit publik.
Për më tepër, ajo u dërgonte letra të sapoardhurve duke kërkuar që të nënshkruanin heqjen dorë dhe i kërcënonte ata me pasoja negative. Ajo dyshohet se ka vepruar me vetëdije dhe në mënyrë të paligjshme.
Siç vendosi Gjykata Supreme Federale në vitin 2020, uljet e primeve nuk janë pagesa të mirëqenies sociale. Prandaj, ato nuk mund të çojnë në masa të lidhura me imigracionin. Sekretariati Shtetëror për Migracionin informoi të gjitha autoritetet kantonale për këtë në vitin 2021.