Çfarë po i nxit protestat në Ballkanin Perëndimor nga Beogradi në Tiranë. Këtë temë do ta shqyrtojë Qendra në Europë Këshillit Atlantik, institutit amerikan që merret me çështje ndërkombëtare.
Ky institut, siç ka njoftuar, do të mbledhe të mërkurën në 10:00 një panel ekspertësh për të diskutuar origjinën, paralelizmat dhe implikimet ndërkombëtare të protestave në Ballkanin Perëndimor, nga Shqipëria deri në Serbi.
“Të mërkurën, më 24 qershor në orën 10:00 të paradites ET, Qendra Europë e Këshillit Atlantik do të organizojë një bisedë mbi origjinën dhe peshën gjeopolitike të protestave të vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor. Gjatë javëve të fundit, Shqipëria ka parë protestat e saj më të mëdha në tridhjetë e pesë vjet, të nxitura nga një zhvillim resorti luksoz i lidhur me Jared Kushner në ligatinat e mbrojtura në Zvërnec. Lëvizja studentore e Serbisë, ndërkohë, ka mbajtur presion të vazhdueshëm për muaj të tërë mbi qeverinë në përgjigje të tragjedisë së Novi Sadit në nëntor 2024”, thuhet në njoftim.
Qendra në Europë e Këshillit Atlantik, si pjesë e nismës së saj “Balkans Forward”, do të mbledhë ekspertë për të diskutuar se si këto lëvizje po e riformësojnë peizazhin demokratik të Ballkanit Perëndimor dhe po ngrejnë pyetje përtej rajonit.